Njëzet e katër mijë dozat e para të vaksinës kundër COVID-19, kanë arritur në Kosovë përmes UNICEF-it.
16 studentë të rinj vullnetarë nga Universiteti i Prishtinës dega e mjekësisë, do të jenë në vijën e parë të frontit, për të mbështetur fillimin e vaksinimit.
Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të vaksinimit kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje personave të moshës mbi 80 vjeçare dhe atyre me sëmundje kronike, që të presin thirrjen nga njësitë e vaksinimit në çdo komunë për t’u vaksinuar, sipas listave të siguruara nga institucionet e vendit.
Siç është bërë e ditur, të parët që do të vaksinohen, janë të gjithë profesionistët shëndetësor, ndërsa menjëherë pas tyre, do të jenë personat e moshës mbi 80 vjeçare e për të vazhduar tutje edhe me grupet e tjera.