Sot (25.09.20), fillon edicioni jubilar i Festivalit të Arteve dhe Kulturës tradicionale “Etno Fest”, i cili do të zgjasë deri me datën 27 shtator.
Meqenëse ky edicion po mbahet në kushte pandemie, koordinatorja e projektit, Vlora Azemi për Radio KFOR-in theksoi: “Është festivali i vetëm që po mbahet në këtë kohë pandemie. Gjithçka është e gatshme për të filluar festivali. Kemi bashkëpunim me policinë të cilët do të kujdesen për masat dhe sigurinë, e për gjithçka tjetër. Këtë vit temë qendrore është trajtimi i gruas, pastaj kemi një premierë të Zana Hoxhës, një interpretim skenik nga ajo që do të mbahet në pikën më të lartë të fshatit Kukaj, quhet “Lisi trenjak”, kjo është e veçanta e këtij edicioni, mirëpo do të ketë edhe premiera të tjera, do të ketë dokumentarë e ekspozita të ndryshme.”
Për të ditur më shumë rreth programit, të interesuarit, mund të klikojnë në faqen zyrtare www.etnofest.net apo edhe të kontaktojnë këtë numër të telefonit :045615971.