Ka filluar dje (13 mars) Festivali i Filmit të shkurtër francez, i cili po mbahet në kuadër të javëve të Frankofonisë. Aleanca Franceze njoftoi se nga dita e djeshme 13 mars, e deri më 19 mars, artdashësit do të kenë mundësi të shikojnë filma të shkurtër francez për të gjitha moshat. Sonte (14 mars) nga ora 18:00 do të ketë seancë për fëmijë “C’est fantastique !”.
Të shtunën (16 mars), nga ora 11:00 prapë do të mbahet një session i fëmijëve “Drôles de bêtes !”. Të hënën (18 mars), nga ora 19:30 do të shfaqet “Un monde sans frontières ?”, kurse të martën (19 mars) nga ora 19:30 shfaqet “Prix SNCF du polar 2019”.