Për nder të Vitit të Ri ‘Filharmonia e Kosovës’, ka organizuar një program të larmishëm të muzikës klasike, për të përmbyllur vitin 2018.
Sot (19.12.18) në një konferencë për media të organizuar nga Filharmonia e Kosovës, u bë e ditur se ‘Koncerti i Viti të Ri’, do të mbahet me datën 23 dhjetor, mirëpo në dy orare, prej orës 17:00 dhe 20:00.
Në programin e përzgjedhur që do të mbahet të dielën me (23.12.18), në ‘Sallën e Kuqe’ të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, koncertin do ta hapin sopranot Adelina Paloja, Arta Jashari, Kaltrina Miftari, pastaj tenori Granit Musliu të përcjellur nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Noormad Widjaja dhe në këtë koncert special të Vitit të Ri, po ashtu do të marrin pjesë solistë nga Shqipëria dhe Austria, ndërsa biletat janë falas për të gjithë të interesuarit dhe mund të sigurohen çdo ditë në objektin e ‘Filharmonisë së Kosovës’.