Nga data 15 gusht 2020 e deri më 27 nëntor 2020, këtë vit po vazhdon të mbahet Festivali “ArchiTech”, i cili implementohet nga Kuvendi Rinor i Prishtinës dhe përkrahet nga Komuna e Prishtinës.
Këtë të shtunë, më 19 shtator, do të mbahet punëtoria e parë në kuadër të këtij Festivali, me temën ‘Hapësirat Publike’. Organizatorët tashmë kanë njoftuar se është hapur thirrja edhe për pjesëmarrje në punëtorinë e dytë, me temën: “Hapësirat e gjelbërta dhe objektet ekologjike”. Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e kësaj punëtorie mund të aplikojnë deri më 20 shtator 2020.
Organizatorët po ashtu bëjnë të ditur se përmes këtij projekti, do të hulumtohet dhe trajtohet gjerësisht e mira e përbashkët, respektivisht pronat e përbashkëta, hapësirat e gjelbëruara dhe objektet eko. Ky Festival këtë vit është i mbyllur për publikun për shkak të gjendjes pandemike.