Shoqata për mbështetjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuar “Feniks”, përmes projektit “Trajnime profesionale për tregun e lirë të punës të personave të verbër dhe me aftësi të tjera të kufizuara”, fton këto kategori nga regjioni i Prishtinës për mbajtjen e trajnimit profesional në fushën e paketimit të letrës dhe mundësi punësimi në punëtorin e “Feniks”-it, pa u fokusuar vetëm në këtë të fundit. Ky trajnim do të fillojë më 1 tetor, e për më shumë informata Radio KFOR-i kontaktoi drejtorin ekzekutiv të “Feniks”-it, Bekim Krasniqi, i cili theksoi: “Duke e parë që personat me aftësi të kufizuar e kanë sfidë punësimin, ne kemi menduar që si alternativë të ofrojmë trajnime profesionale dhe t’i mbështesim ata me mundësitë eventuale për punësim. Gjithmonë në konsultim edhe me personat e interesuar që varësisht prej kërkesave të tyre dhe aftësive të tyre profesionale ne do t’i prezantojmë ato tek punëmarrësit e ndryshëm. Ne jemi në implementim të projektit dhe vazhdojmë prapë t’iu bëjmë thirrje të gjithë personave me aftësi të kufizuar që të jenë pjesë e trajnimit. Ky trajnim do të zgjasë deri në fund të dhjetorit 2020, por ne po bëjmë përpjekje të gjejmë edhe donatorë të tjerë për të vazhduar me projekte të tilla.”
Të interesuarit për këtë trajnim, që është i financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), mund të kontaktojnë këtë numër telefonit: +38345214369 apo edhe të shkruajnë në këtë e-mail: bekim.krasniqi@live.com.