Joga u jep fëmijëve mundësinë për të pasur një jetë më të shëndetshme, më të qetë dhe më të lumtur. Është një eksperiencë unike që lë gjurmë tek individi dhe formëson mënyrën e jetesës dhe të menduarit. Është e natyrshme që të gjithë prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të bëjnë një jetë sa më të shëndetshme. Prandaj, për të promovuar rëndësinë e këtij aktiviteti fizik, sot (8 prill), shënohet ‘Dita Ndëkombëtare e Jogës së Fëmijëve’.
Fëmijët në epokën e sotme teknologjikisht të përparuar, hendikepohen nga aktivitete të ndryshme fizike, prandaj joga është një mjet efektiv që qetëson mendjen dhe trupin, duke u fokusuar në të tashmen.
Joga është një aktivitet fizik ideal për fëmijët edhe për ata që nuk e pëlqejnë aktivitetin fizik, pasi joga është shumë e adaptueshme dhe mund të ngjallë interes tek çdo fëmijë. Joga nuk ka vetëm përfitime nga ana fizike por edhe mendore.