Bonevet Prishtina do të lidhet sot (18.06.19) live në facebook dhe Instagram, në ora 11:00, për të treguar më shumë rreth të gjitha detajeve që do të zhvillohen në kampet verore. Siç bëhet e ditur, në këto kampe, fëmijët do të kenë mundësi të përjetojnë momentë magjepsëse, lojëra, sfida dhe eksperimente të llojllojshme. Në këtë lidhje direkte, Bonevet do të shpalos mënyrën e aplikimit, arsyen e pjesëmarrjes në këto kampe, në cilat qendra do të mbahen ato dhe shumçka tjetër.
Kampi Veror ofron një mjedis të sigurt, ku fëmijët fitojnë vetëbesim teksa mësojnë aftësi të shëndosha emocionale dhe sociale, siq është komunikimi dhe aftësia për të zgjidhur probleme.