“Dita Kombëtare e Fantashkencës” shënohet çdo vit, më 2 janar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por duke parë rëndësinë e fantashkencës, kjo ditë ka filluar të shënohet edhe në vende të tjera. Në fakt, kjo ditë përkon me ditëlindjen e profesorit dhe shkrimtarit të më shumë se 500 veprave në fantashkencë, Isaac Asimov.
Fantashkenca është një zhanër triler, i bazuar në përparimet e imagjinuara futuriste shkencore ose teknologjike dhe ndryshimet e mëdha sociale ose mjedisore, duke portretizuar shpesh udhëtimin në hapësirë ose në kohë dhe jetën në planete të tjera.
“Epi i Gilgameshit” ishte vepra e parë e regjistruar e zhanrit fantashkencës, për tu pasuar me libra dhe filma të ndryshëm që pasqyrojnë zhanrin e fantashkencës.
Shënimi i ditës së lartpërmendur, inkurajon të gjithë që të lexojnë një libër fantashkencë, apo të shikojnë një film dhe të zhyten në një realitet të ri nëpërmes këtij zhanri shumë të rëndësishëm dhe promovon festimin e fantashkencës si zhanër, krijuesit e tij dhe historinë.