A keni menduar ndonjëherë se përqafimi është një nga gjërat më të mahnitshme që mund t’ia dhurojmë një personi. Kur pranojmë përqafime, ne kemi ndjenjën e komoditetit, kujdesit, dashurisë, kuptimit dhe shumë ndjenjave tjera të papërshkrueshme. Përqafimi përmban në vete më shumë sesa që shfaqet në sipërfaqe. Në fakt, ka edhe shkencë prapa asaj se çfarë ndodh brenda nesh kur pranojmë ose dhurojmë një përqafim. Ndryshimet fiziologjike që i përjetojmë brenda nesh gjatë përqafimit, janë me të vërtet mbresëlënëse. Prandaj dhuroni përqafime sa më shumë!
A e keni ditur se çdo ditë dërgohen rreth 350 milionë mesazhe përmes aplikacionit Snapchat?
A e dini se aktori Vin Diesel, u pagua hiç më pak se 54 milion dollar, vetëm për të thënë fjalën “I am Groot” në një film.
Këto dhe shumë faktet tjera interesante, mund ti dëgjoni në emisionet e ndryshme të Radio KFOR-it.