“Gjithçka ka një histori”, kjo thënie është e drejtë, sepse të gjitha gjërat e nevojshme dhe të pa nevojshme që na duhen në jetë kanë një histori fillimi, që për gjeneratat e ardhshme mund të jenë shumë interesante.
Më poshtë, Radio KFOR-i ua sjell disa fakte interesante:
– Takat e larta tashmë përdoren nga gratë, por më herët nuk ishte kështu. Ato fillimisht u përdorën nga burrat.
– Diku rreth shekullit të 10-të, në kulturën e kalërimit u kuptua se këmba e kalorësit do të qëndronte më fort në trarët, nëse këpuca do të kishte taka. Inovacioni i tillë u përhap shumë shpejt. Nga shekulli i 17-të, këto këpucë u bënë një trend i modës në Evropë. Si burrat ashtu edhe gratë e pasura mbanin taka të larta, derisa përfundimisht dolën jashtë modës për burrat.
– Nuk mund as ta imagjinojmë tani, që më parë kripa të cilën ne e përdorim për kuzhinë, më parë është përdorur si monedhë.
– Kripa ka qenë jetike për historinë dhe eksplorimin njerëzor, pasi, ndër të tjera, i lejon njerëzit të ruajnë ushqimin dhe ta marrin me vete në udhëtime të gjata. Kripa ishte aq e rëndësishme, sa romakët e lashtë e përdornin atë si monedhë, për të paguar ushtarët e tyre në racione kripe.
– Imagjinoni sa herë është dashur të lexohet diçka, është dashur të përdorej një copë xhami në madhësinë e një pasqyre, në fytyrën tuaj. Kjo ishte zgjidhja më e mirë që njerëzimi kishte gjetur për problemet e shikimit para shekullit të 13-të. Pastaj, më vonë, disa njerëz me iniciativë në Itali tkurrën xhamin dhe kornizat e rënda, aq sa mund të viheshin në fund të hundës. Pak kohë më vonë, prodhuesit spanjollë të syzeve dolën me idenë e vendosjes së shiritave në kornizë, në mënyrë që syzet të mund të mbeten në fytyrën e përdoruesit. Dhe në vitet 1.700, këto shirita u zëvendësuan me “krahët” që kanë syzet e sotme, duke i lejuar ato të pushojnë rehat në hundë dhe veshët tanë.