Edhe pse është muaji me më së paku ditë në vit, muaji shkurt veçohet me shumë fakte interesante e Radio KFOR-i do të ju sjellë disa nga to:
– Shkurti ka vetëm 28 ditë, ndërsa njëherë në katër vjet ka 29 ditë, duke u cilësuar si vit i brishtë. Kjo ndodh për të rregulluar shtyrjen e stinëve me kalendarin Gregorian.
– Shkurti cilësohet si muaji i dashurisë, meqë me 14 shkurt të çdo viti, bota shpreh dashuri dhe feston lidhjet romantike.
– Në disa kultura, muaji shkurt është konsideruar si fillim i stinës së pranverës. Kjo vjen nga shenjat e para të ngrohjes dhe rritjes së dritës diellore.
– Historikisht, shkurti është një nga muajt më të begatë për shkencë dhe kulturë. Personalitete të rëndësishme, si Abraham Lincoln dhe Charles Darwin kanë lindur në këtë muaj.
– Shkurti është gjithashtu muaji i lojërave Olimpike Dimërore, ku sportistë nga e gjithë bota garojnë në disiplina të ndryshme dimërore.