Mësoni më shumë rreth botës së mahnitshme, me fakte interesante për jetën dhe hapësirën të cilat do t’ju mahisin.
Radio KFOR-i kohë pas kohe do t’ju ofrojë disa fakte të ndryshme interesante:
– A e keni ditur se përse avionët kanë forma të ndryshme hundësh. Sa më e mprehtë të jetë hunda, aq më i shpejt është një avion. Por një hundë më e gjatë i lejon pilotët që të shohin pistën, prandaj avionët e pasagjerëve kanë hundë më të rrumbullakët. Por inxhinierët rusë e zgjidhen këtë problem në vitet ’60. Ata shpikën aeroplanin më të shpejtë të pasagjerëve që ishte në gjendje të anonte hundën. Gjatë ngritjes dhe uljes, aeroplani e kthente poshtë hundën. Gjatë fluturimit hunda rikthehej në pozicionin e saj fillestar.
– A e keni ditur se e mërkura e muajit prill është shpallur “Dita Ndërkombëtare e Vetëdijesimit ndaj Zhurmës”. Në këtë ditë mbahet një minutë heshtje, që fillon në orën 14:15 deri në 14:16.
– Nëse shponi Tokën përtej dhe hidheni në vrimë, do të përfundonit në anën tjetër të Tokës për 42 minuta e 15 sekonda.