Bota është e mbushur me kuriozitete dhe gjëra interesante, argëtuese dhe magjepsëse. A e keni ditur për shembull se Afrika ka territor aq të madh, sikurse të bëhen bashkë shtetet si Kina, SHBA, India, Meksika dhe një pjesë e madhe e Evropës Lindore, si Franca, Italia, Gjermania dhe Spanja apo a e keni ditur gjithashtu se rrjeti social Facebook, vetëm në kontinentin e Afrikës ka 100 milion përdorues.
Nëse jeni të etur për më shumë fakte për botën dhe popullsinë e saj gjithnjë në rritje, ju mund të mësoni kohë pas kohe fakte interesante këtu në Radio KFOR, disa nga të cilat ju sjellim në vijim:
– A e keni ditur se bletët vdesin pasi t’i sulmojnë njerëzit, sepse thumbi i tyre që ngec në lëkurën e njeriut përmban edhe disa prej organeve të brendshme të bletës.
– A e keni ditur se njerëzit të cilët qëndrojnë të qetë kur kritikohen ka shumë të ngjarë të kenë vetëbesim të lartë. Njerëzit të cilët bëhen agresivë dhe dështojnë kur marrin kritika ka shumë të ngjarë të jenë narcisë dhe të pasigurt në vetvete.
– A e keni ditur se ju mund të merrni pa vetëdije atributet e personazheve tuaja të preferuara, ndërsa lexoni një histori. Kjo quhet “marrja e përvojës” dhe një gjë e tillë mund të çojë në ndryshime të përkohshme apo edhe të përhershme në jetën tuaj reale.