Përmirësimi i njohurive tona me fakte interesante, histori dhe gjëra që na bëjnë të mendojmë, na e bën jetën më interesante. Do të prezantojmë për ju disa kuriozitete interesante që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë:
– A e keni ditur se një fije floku e vetme mund të mbajë një mollë, por po flasim për ato mollët e vogla, prandaj provojeni dhe binduni.
– Ndoshta nuk e keni ditur që kokrra më e madhe e breshrit në botë peshonte mbi 1 kg. dhe ajo ka rënë në Bangladesh në vitin 1986.
– Pablo Escobar kishte aq shumë para të gatshme, sa që minjtë hanin pothuajse një miliard dollarë të parave të tij për çdo vit.
– Trafiku më i gjatë i të gjitha kohërave, ndodhi në Kinë dhe zgjati për më shumë se 10 ditë, me makina që lëviznin vetëm 0.6 milje në ditë.
– Gaboheni nëse mendoni që ekzistojnë vetëm 4 grupe gjaku. Në të vërtetë ekzistojnë plot 29 të tilla. Grupet më të rralla janë ata që i përkasin grupit Bombay, bartësit e të cilëve janë një grup i vogël familjesh në Japoni.