Mësoni më shumë rreth botës së mahnitshme, me fakte interesante për jetën dhe hapësirën të cilat shumë herë edhe na mahisin.
Radio KFOR-i kohë pas kohe do t’ju ofrojë fakte të ndryshme interesante, disa nga të cilat mund t’i lexoni në vijim:
– A e keni ditur se sa pluhur hapësinor bie çdo vit në tokën tonë?! Vlerësimet variojnë, mirëpo shkencëtarët thonë se të paktën 1 mijë milionë gramë, ose më mirë 1 mijë ton material hyn në atmosferë çdo vit dhe kalon në sipërfaqen e Tokës.
– A e keni ditur se cili është tërmeti më i tmerrshëm i njohur ndonjëherë? Ka ndodhur në vitin 1557 në Kinën qendrore, duke vrarë më shumë se 830 mijë njerëz. Në vitin 1976, një tjetër tërmet goditi Tangshanin, në Kinë, ku më shumë se 250 mijë persona kanë humbur jetën.
– A e keni ditur se cili është lumi më i gjatë? Lumi më i gjatë në botë është lumi Nil, i cili gjendet në Afrikë dhe është 6.695 kilometër i gjatë.