Çdo e shtunë e fundit e muajit prill, shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Skulpturës’. Kjo ditë ka për qëllim të rritë sensibilizimin, vlerësimin dhe t’ju afroj që ta shijojnë këtë formë arti, të gjitha komunitetet në gjithë globin.
Shënimi i kësaj dite, filloi në vitin 2015, kur u organizuan 50 aktivitete në 12 vende të botës, për të vazhduar pastaj çdo vit me aktivitete të ndryshme në më shumë se 20 shtete.
Kjo formë e artit është shumë e veçantë dhe komplekse, gjithsesi në vendin tonë artistë të shumtë kanë ndjekur pasionin e skulpturës të cilin e kanë shndërruar në profesion të tyre.
Radio KFOR-i kontaktoi Magjistrin e Skulpturës në Universitetin e Prishtinës, Shkëlzen Bejta, i cili na dha detaje më të hollësishme rreth kësaj forme arti: “Për të realizuar skulpturë, nevojitet hapsirë me kushte pune dhe materiale të ndryshme, duke filluar nga ato ndihmëse e deri tek ato qe e materializojnë skulpturën. Kërkohen disa kushte që jo secili artist në Kosovë mund ti posedojë, por kjo nuk e pengon vullnetin e tyre për të vazhduar me krijimtarinë artistike. ‘Dita Ndërkombëtare e Skulpturës’, meriton një kremtë të denjë, do të ishte e udhës të organizohej një “Ekspozite e Skulpturës”, por me gjendjen e krijuar në glob, kjo është e pamundur. Megjithatë ekzistojnë forma të tjera që mund të shënojnë këtë ditë, qoftë përmes këtij artikulli si ky i juaji, qoftë përmes ndonjë dokumentari televiziv për historinë e zhvillimit të kulturës ndër shekuj.”