Këtë të mërkurë (25.05.22), kinemaja më e madhe në vend organizon eventin ‘Action Night’, me filmin ‘Top Gun: Maverick’. Ky organizim fillon nga ora 19:00 në të dy kinematë Cineplexx, e përveç premierës së filmit, priten edhe shumë shpërblime për të pranishmit.
Filmi ‘Top Gun: Maverick’, tashmë vjen me një ngjarje pas 30 vitesh, kur nga i gjithë kasti i mëparshëm i aktorëve, vetëm Tom Cruise dhe Val Kilmer, janë ende pjesë e këtij projekti. Në rolet tjera luajnë edhe aktorët: Miles Teller, Jon Hamm dhe Jennifer Connelly.
Biletat janë në shitje dhe mund ti blini online përmes aplikacionit Cineplexx KS dhe në kinema nga ora 14:30. Të gjitha oraret e filmave i gjeni në faqen www.cineplexx-ks.eu