Artistja e njohur shqiptare, Elina Duni, vjen për një jazz koncert në Prishtinë, të cilin e ka emërtuar “Elina Duni NYE Jazz Concert”. Ky koncert do të mbahet nesër (18.12.24), duke filluar nga ora 20:00, në Klan Arena, në Prishtinë. Elina, së bashku me kitaristin Rob Luft, në këtë koncert do të ofrojë një përzierje të veçantë mes xhazit modern dhe motiveve tradicionale ballkanike.
Këngëtarja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni, njihet për stilin e saj unik që kombinon improvizimin jazz me poezinë dhe melankolinë e këngëve tradicionale. Ajo ka fituar reputacion të madh ndërkombëtar, për interpretimet e saj emocionale dhe të ndjeshme.
Për adhuruesit e muzikës xhaz në Kosovë, kjo është një mundësi unike për të përjetuar një mbrëmje të pasur artistike dhe për të festuar fund vitin me tinguj të veçantë. Biletat për këtë koncert tashmë janë në shitje.







