Në vazhdën e koncerteve të njëpasnjëshme që po e karakterizojnë muajin qershor, nesër (22.06.19), në Parkun e Gërmisë, tek “koshat”, në ora 20:00, do mbahet një koncert i madh, me solisten e mirënjohur Elina Duni dhe me bende të ndryshme, si: Asgjë Sikur Dielli, SYTË, Kalàscima, Les Coureurs de Rempart, Rubin Beqo dhe Ylli Megi. Përveç këngëtarëve të njohur, ky koncert do tu jap hapësirë edhe grupeve të reja apo të sapoformuara të muzikës altertantive. Të gjithë në këtë mbrëmje do të kenë një të përbashkët, sepse të gjithë do i këndojnë paqes dhe dashurisë, për një Kosovë të shpresës dhe lumturisë.
Biletat për të ndjekur këtë koncert kushtojnë 5 euro dhe mund ti gjeni në Kioskun e Informacionit, në sheshin Zahir Pajaziti dhe në Rave Travel.