Kino ‘Armata’ në Prishtinë, në bashkëpunim me formunin ‘ZDF’ kanë organizuar një ekspozitë me artistë të shumtë, ku do të diskutohet edhe mbi të kaluarën dhe të tashmen e vendeve ballkanike. Kjo ngjarje do të filloj sot (20.12.2018) duke filluar nga ora 14:00 në Kino ‘Armata’ në Prishtinë. Po ashtu në diskutim do të përfshihet edhe arti dhe kultura e vendeve të Ballkanit.
Në panel diskutues do të jenë të ftuar profesori Mehmet Behluli, gazetari Dardan Hoti pastaj artistët Leonid Palushaj, Mirjeta Qehaja dhe artistë të tjerë.
Paneli dhe ekspozita janë të hapura për të gjithë të interesuarit, duke përfshirë edhe të rinjtë dhe studentët nga të gjitha komunitetet në Kosovë.