Sot shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Lumturisë’ dhe tema e cila është përcaktuar që të shënohet kjo festë, thotë “Së bashku më të lumtur”, që na kujton se lumturia e qëndrueshme vjen nga ndjenja e lidhur me të tjerët dhe të qenit pjesë e diçkaje më të madhe. Ne mund të bëjmë më shumë për të krijuar një botë më të lumtur dhe më të mirë kur lidhemi me të tjerët dhe bashkohemi me ta. Gjetja e lumturisë apo lumturisë së vërtetë, është një pjesë e madhe e ndërtimit të qëndrueshmërisë sonë ndaj ankthit dhe stresit. Në vijim jua sjellim disa ide, përkitazi me lumturinë:
– Mësoni dhe ndani zakone të reja të përditshme për një jetë më të lumtur.
– Merrni kalendarin mujor me ide frymëzuese të veprimeve ditore, për të rritur mirëqenien tuaj dhe për t’i ndarë frymëzimet me të tjerët.
– Qëndroni sa më shumë me njerëz që ju frymëzojnë për jetën dhe merrni pjesë në ndonjë kurs që ndryshon jetën tuaj për të mirë.
– Bëhuni pjesë e një komuniteteve të mira, që ndajnë me ju veprimet e përditshme dhe ide frymëzuese.