FC Ballkani ka arritur në kryeqytetin e Kazakistanit, atje ku do të përballet me Astanan në Ligën e Konferencës. Ndeshja, e vlefshme për xhiron e katërt në Grupin C, do të zhvillohet të enjten (09.11.23), me fillim prej orës 16:30. Ballkani në stadiumin “Astana Arena”, do të përpiqet ta mposht Astanan për të mbetur në garë që të avancojë nga faza grupore.
“Skuadra po niset nga Prishtina për në Astana, atje ku të enjten, e zhvillojmë duelin e katërt në Grupin C, në UEFA Europa Conference League”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ballkanit.