Këtë të martë të 19 shkurtit, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, do të hapet ekspozita me titull “Origjinaliteti”, e piktorit Visar Mulliqi.
Kjo ekspozitë është kuruar nga studiuesi dhe kritiku i artit Shkëlzen Maliqi dhe menaxhohet nga koordinatorja e Galerisë së Ministrisë, Dhurata Ramosaj.
Kuratori i kësaj ekspozite, vlerëson se krijimtaria e Prof, Visar Mulliqit dallon nga ajo e kolegëve të tij të brezit të viteve të 90-ta, meqenëse sipas tij, në veprat e tij nuk ka shenja të dukshme të rebelimit ose të ndonjë anti-motivimi.
Ekspozita do të përbëhet nga rreth 30 piktura të dimensioneve të ndryshme, të cilat do të ekspozohen të ndara në dy lokacione.
Ekspozita “Origjinaliteti”, do të qëndroj e hapur për një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, në kompleksin “Qafa” si dhe në ish-pallatin e shtypit “Rilindja”, në Prishtinë.