Në prag të ‘Ditës Botërore të Internetit të Sigurt’, e cila shënohet çdo vit në muajin shkurt, për të nxitur përdorimin e përgjegjshëm dhe të sigurt të internetit dhe teknologjisë nga fëmijët dhe të rinjtë, për të katërtin vit me radhë, kjo ditë po shënohet edhe në Kosovë.
Cyber Security and Privacy (CSP) duke qenë të shqetësuar me nivelin dhe kohën e shumtë të fëmijëve që po e shfrytëzojnë në internet, të e moshave nën 13 vjeç, ata po organizojnë aktivitete të ndryshme vetëdijësuese për një qasje internet më të sigurt për të gjithë. Me këtë rast, Radio KFOR-i kontakoi udhëheqësin e komunitetit për siguri kibernetike dhe privatësi, Mentor Hoxhaj, i cili na zbuloi më shumë në lidhje me përmbajtjen e këtyre aktiviteteve: “Këtë vit jemi fokusuar në ndërgjegjësimin e tri komponentëve të rëndësishme përsa i përket shfrytëzimit të sigurt të Internetit, përkatësisht se si fëmijët mund të jenë të sigurt në Internet. Nga analizat dhe hulumtimet që i kemi bërë, kemi nxjerrë të dhëna shumë shqetësuese, ku fëmijët qëndrojnë më shumë se 4 orë në ditë në Internet”, pohoi Hoxhaj.
Përmes këtyre aktiviteteve, CSP-ja synojnë që të adresojnë problemet e fushës së sigurisë dhe privatësisë së fëmijëve në CyperSpace, ku këtë vit në Kosovë do të lansohet fushata ndërgjegjësuese për prindërit, mësuesiet dhe fëmijët.