Data 14 Shkurt pothuajse në të gjithë botën festohet si dita e të dashuruarve. Tashmë është bërë traditë që në këtë ditë çiftet shkëmbejnë dhurata, puthje, lule si shenjë dashurie për njeri –tjetrin. Mirëpo, për ta shënuar këtë ditë qendra ‘Innovation Centre Kosovo’ dhe ‘Kosovo ICT Association – STIKK’, do të organizojnë një aktivitet humanitar – dhurimin e gjakut. “Ju jeni tipi i dikujt, dhuro gjak dhe shpëto jetë”, kjo është motoja e organizimit humanitar që do të organizohet më 14 Shkurt, në Innovation Centre Kosovo, nga ora 10 deri në orën 13:00.