Qysh nga viti 2014, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 15 korriku është shpallur si “Ditë Botërore e Aftësimit të të Rinjve”, një ditë që vë në pah rëndësinë e aftësimit të rinisë, për t’ju ofruar atyre mundësi zgjedhjeje, trajnime dhe aftësime të ndryshme, mision ky që kërkon përfshirjen e institucioneve të arsimit, organizatave të ndryshme, punëdhënësve, politik bërësve dhe akterëve të tjerë. Kjo ditë bënë thirrje për më shumë vëmendje për të rinjtë në shoqëri dhe në veçanti për të rinjtë me aftësi të kufizuar.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të bashkuara, António Guterres në shënimin “Ditës Botërore të Aftësimit të të Rinjve”, ka thënë: “Të rinjtë janë udhëheqësit e ndryshimit dhe duhet të angazhohen plotësisht në vendimet që ndikojnë në të ardhmen e tyre. Me ndihmën e strategjisë së Kombeve të Bashkuara për Rininë 2030, i ftoj të gjithë të veproni për zhvillimin e aftësive të të rinjve si një prioritet, në Samit dhe përtej tij.”
Përfshirja e të rinjve në proceset globale, është jetike për të gjeneruar ndryshime dhe inovacione pozitive.