Në këtë datë, në muzikë veçojmë këto ngjarje…
– Më 15 korrik, të vitit 1972, Elton John filloi një garë pesë javore, duke qëndruar në vendin e parë, në tabelën e albumeve amerikane, me albumin e tij të pestë “Honky Chateau”. Albumi u titullua sipas kështjellës franceze, të shekullit të 18-të, ku edhe u incizua albumi.
– Në po këtë datë, por të vitit 2018, kënga ‘November Rain’ nga grupi Guns N’ Roses, u bë videoja e parë e viteve të ’90-ta, që kaloi një miliardë klikime, në kanalin YouTube. Videoja tjetër më e shikuar e viteve të ’90-ta, ishte ‘Zombie’ nga bendi The Cranberries, me mbi 739 milionë klikime.
– Në po këtë datë, por të vitit 2007, mbi 10.000 persona aplikuan për një vend pune që P Diddy e postoi në Youtube, duke kërkuar asistent të ri personal. Ai paralajmëroi aplikantët se puna nuk do të ishte aspak e lehtë, pasi që përfshinte gjithçka, nga përgatitja e tij për tapetin e kuq deri te ndihma për marrëveshje miliarda dollarësh si dhe ndihma për hedhjen nga aeroplanët, të realizuara për filma.