Sot (18.03.24), mbarë bota shënon ‘Ditën e Riciklimit’, ditë kjo që na shërben për të nxitur dhe për të ndërgjegjësuar përpjekjet për riciklim në nivel global. Ky vit do të jetë një etapë e rëndësishme për planetin tonë, që po përballet me sfidat e ndryshimeve klimatike dhe mbeturinat, që fatkeqësisht janë me tonelata, sidomos qeset e plastikës që në kushte normale i duhen 1000 vjet për tu shpërbërë.
‘Dita Globale e Riciklimit’ na sjellë në vëmendje rëndësinë e veprimeve individuale por edhe nga nivelet qendrore të vendeve në botë, për të mbrojtur mjedisin tonë. Në këtë ditë, le të angazhohemi të gjithë për të rritur ndërgjegjësimin dhe përdorimin e teknologjive të zgjuara për të përmirësuar praktikat tona të riciklimit. Së bashku, mund të bëjmë ndryshime që kanë ndikim të madh në mbrojtjen e planetin tonë, për ne dhe për brezat që do vijnë.