Qendra Social-Edukative “Don Bosko”, në Prishtinë, me rastin e Festës së Ditës së Shkollës (28 janar), shpall konkurs letrar për esenë më të mirë, për nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Prishtinës.
Eseja duhet të jetë origjinale, e papublikuar më parë, duhet të ketë karakter letrar, ide të qarta, strukturë të mirë të fjalisë dhe jo më e gjatë se 600 fjalë.
Esetë më të mira do të shpërblehen më 28 janar 2020, në orën 13:00, ku vendi i parë fiton 200 Euro, i dyti 150 Euro, si dhe i treti 100 Euro.
Në Konkurs mund të aplikohet, duke plotësuar formularin elektronik në www.donbosko-kosova.com/konkurs-per-ese, ose duke dërguar një e-mail në adresë në konkurs@donbosko-kosova.com. Regjistrimi mbyllet, më 27 janar 2020, në orën 12:00.
Qendra Social-Edukative “Don Bosko”, në Prishtinë , njofton se konkursi në fjalë ka për qëllim nxitjen e nxënësve për të shkruar dhe njëkohësisht për ta ngritur vetëdijen e tyre lidhur me rëndësinë e temave aktuale.