Pas 12 vitesh, bendi punk nga Prishtina performon LIVE në kryeqytet, në kuadër të projektit “Krejt ka pak III”, që mbahet më 14 dhjetor n’Termokiss.
Para performancës së tyre, do të shfaqet xhirimi i papublikuar i koncertit në hapësirën “No Limits” në Ulpianë , i xhiruar në vitin 2004.
I formuar në vitin 2000, bendi K.E.K (Kreativ e jo Komercial) veproi në skenën kosovare deri në vitin 2008, pavarësisht zhurmës mbizotëruese të gjeneratorëve dhe muzikës komerciale në atë kohë.
Muzika folklorike dhe tradicionale kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin artistik të këtij bendi.