Në kuadër të festivalit ‘DokuFest’ edhe këtë vit organizohet programi special për fëmijë ‘DokuKids’. Ky program fillon me datën 3 gusht të këtij viti, ku në kuadër të këtij festivali do të shfaqen 50 filma të animuar, punëtori, lojëra dhe aktivitete atraktive për fëmijë.
Programet do të fillojnë çdo ditë nga ora 10:30 në ‘Kino Lumbardhi’ në Prizren. Të gjithë fëmijët e interesuar të moshave 6 deri 15 vjeç, mund të bëhen pjesë e këtij programi, që do të hapet për aplikim me datën 1 gusht 2019, në ‘DokuShop’ në Prizren.
Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar ‘DokuFest’, këtë vit shënon 18 vjetorin e themelimit dhe do të filloj me 2 gusht të këtij viti.