Festivali i filmit dokumentar ‘Dokufest’, ka hapur aplikimin për të gjithë nxënësit e interesuar nga shkollat e mesme të vendit, për të mësuar më shumë rreth prodhimit të filmave. Ky projekt do të mbahet në formën e një kampi pranveror në muajin Mars të këtij viti.
Kampi në fjalë realizohet në kuadër të projektit ‘Shkolla dhe Filmi Dokumentar‘, që ka për qëllim të promovoj të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike që shfaqen përmes filmave.
Të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e këtij kampi, mund të plotësojnë formularin në vegzën e më poshtme: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfhg0PhElEdidKFjERUQyQhpsQ7mH5eiLUevN5u1nm3bvJZAw/viewform
Afati i fundit për aplikim do të jetë data 10 Mars, 2019.