Rave Live Session është transmetimi javor edhe përmes Radio KFOR-it, i mundësuar nga Win Music Freedom dhe Rave, ku çdo javë DJ-të më të mirë lokal dhe Internacional, ju argëtojnë me muzikë alternative.
DJ J-Lost, është e njohur për muzikën e ripërpunuar techno, acid house, breaks, electro, ebm, wave, etj. Fillimi i vitit 2020 ishte mjaft i suksesshëm për DJ J-Lost, meqë ajo krijoi “Worship Your Goddess”, për label-KOMPONENT. Ajo madje arriti të kishte edhe emrin e saj në Wake Up Stran-Jah dhe shumë shpejt arriti që të bëhet një nga ambasadoret e respektuara të skenës muzikore.
J-Lost do të hap këtë Pranverë, me një super set të muzikës dance, e atë mund ta dëgjoni përmes faqes zyrtare të Radio KFOR-it, në Facebook, përmes Rave Travel dhe Win Music Freedom Ks, këtë të diel (21.03.21), nga ora 21:00. Stay Tuned 😊