Ambasada Gjermane së bashku me Ambasadën Austriake, Ambasadën Zvicerane, Goethe Zentrum, OeAD, Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Universitetit të Prishtinës dhe parterë të tjerë, çdo vit, në maj, organizojnë ‘Ditët e Gjuhës Gjermane’.
Me një seri ngjarjesh, çdo vit, në Kosovë festohet gjuha gjermane dhe prezantohen oferta të aktiviteteve të larmishme kulturore dhe mësimit të gjuhës.
Më poshtë mund të gjeni programin e plotë:
08.05.2022 (E DIEL)
NGA 13:00 FESTIVALI ERDHLEZETI
Bashkohuni me ne më 8 maj për të festuar ardhjen e verës, dimri do të ketë kaluar – është një festë e lagjes!
Festivali ‘Erdhlezeti’ ofron një program ndërkombëtar për adhuruesit e muzikës.
Vendi: para Dit‘ e Nat‘, biletat i gjeni në Dit‘ e Nat‘ ose online përmes rave-travel.com
10.05.2022 (E MARTË)
NGA 10:00 DITA E DYERVE TË HAPURA NË DEPARTAMENTIN E GJUHËS GJERMANE,
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane i Universitetit të Prishtinës ju fton në ‘Ditën e Dyerve të Hapura’, gjatë së cilës do të prezantohen programet e studimeve BA dhe MA, projekte të DAAD-së dhe OEAD-së me studentë, si dhe bursa ERASMUS+ nga universitete në rajonin gjermanofolës.
Vendi: Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane i Fakultetit Filologjik, Universiteti i Prishtinës
12.05.2022 (E ENJTE)
11:00 LEXIM DHE DISKUTIM ME AUTOREN E ROMANIT „ACH MEIN KOSOVO“ MECHTHILD HENNEKE
Shkrimtarja gjermane Mechtild Henneke do të prezantojë librin e saj „Ach, mein Kosovo“ e cila bazohet në ngajrje të vërteta.
Vendi: Autostrada Biennale Hangar, Prizren
14.05.2022 (E SHTUNË)
20:00 AUTORE GJERMANOFOLËSE NË BISEDË BRENDA FESTIVALIT POLIP, PRISHTINË
Në kuadër të ‘Festivalit Polip’ në Prishtinë, 13-15 maj, autoret nga rajoni gjermanofolës do të prezantojnë veprat e tyre. Autorja gjermane Mechtild Henneke do të prezantojë librin e saj „Ach mein Kosovo“, ku do të merr pjesë edhe autorja austriake, Petra Nagenkögel.
Vendi: Teatri Oda, Prishtinë
16.05.2022 (E HËNË—E MËRKURË)
AB 10:00 DITA E DYERVE TË HAPURA E GOETHE—ZENTRUM
Nga 16-18 maj Goethe-Zentrum do t’i hapë dyert për të gjithë të interesuarit. Këtu mund të informoheni në hollësi lidhur me ofertat e Goethe-Zentrum.
Vendi: Goethe Zentrum, Prishtinë
16.05.2022 (E HËNË)
16:00 SHFAQJE FILMIKE: „SAMI, JOE UND ICH“ NGA KARIN HEBERLEIN (ZVICËR)
Sami, Joe dhe Leyla e përbëjnë një grup të vajzave të pandashme. Mirëpo adoleshenteve shumë aktive iu duhet të ballafaqohen me disa të papritura.
Në vazhdim të shfaqjes, raund diskutimi me temë: „Diaspora në kinema: Promovimi i imazhit të Kosovës në vende gjermano-folëse
Panelistë: Astrit Alihajdaraj (KOS/AUT) dhe
Ilir Hasanaj (KOS/CH)
Vendi: Kino Armata, Prishtinë
17.05.2022 (E MARTË)
PËRURIMI I SALLËS SË GJERMANISHTES NË SHKOLLËN PARTNERE NË FERIZAJ
Me mbështetje të Goethe-Institut-it në shkollën partnere SHFMU ‘Vezir Jashari’ në Ferizaj është zgjeruar salla e gjermanishtes. Tani shkolla i ka kushtet teknike dhe hapësinore për të ofruar mësim të gjermanishtes të orientuar nga veprimi, pjesëmarrja dhe kompetencat.
Vendi: SHFMU ‘Vezir Jashari’, Ferizaj
18:00 PREMIERA NË KOSOVË E FILMIT „GROSSE FREIHEIT“ (AUSTRI/GJERMANI 2021)
Në Gjermaninë represive të pasluftës Hansin e burgosin, në vazhdimësi, për shkak të homoseksualitetit të tij. Në burg ai e takon Viktorin që është i dënuar për vrasje. Antipatia reciproke, ndër vite, shndërrohet në dashuri. E shtrirë në tri nivele kohore, drama gjermano-austriake e trajton një kapitull të errët të historisë së drejtësisë federale gjermane.
Çmimet (përzgjedhje): Festival de Cannes 2021, Un Certain Regard: Çmimi i jurisë; Kandidat zyrtar i Austrisë për Academy Award: Best International Film (shortlisted); Viennale 2021: Çmimi Vienez Filmit, Erste Bank Mehrwert Filmpreis.
Vendi: Kino Armata, Prishtinë
18.05.2022 (E MËRKURË)
10:00 NGJARJE VIRTUALE: STUDIMET DHE KËRKIMET SHKENCORE NË RAJONIN GJERMANOFOLËS ME OFERTË TË BURSAVE
Gjatë ngjarjes informative virtuale me temë „Studimet dhe kërkimet shkencore në rajonin gjermanofolës“ ju mund të informoheni rreth mundësive për studime dhe bursa në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Në vazhdim ekziston mundësia e parashtrimit të pyetjeve.
Vendi: Virtual, linku në facebook.com/TddSKosovo
NGA 10:00 KUIZI RRETH GJERMANISË
Testoni dijet tuaja rreth Gjermanisë gjatë kuizit interaktiv në Goethe-Zentrum Prishtinë. Kuizi rreth Gjermanisë do të mbahet sërish më 18 maj. Fituesi si shpërblim do të merr një bursë për kurs gjuhe.
Vendi: Goethe Zentrum, Prishtinë
NGA 10:30 DITA E GJUHËS DHE LETËRSISË GJERMANE NË UNIVERSITETIN E PRIZRENIT
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane i Universitetit të Prizrenit i hap dyert e tij për ju. Zbuloni gjithçka rreth studimeve të gjuhës dhe letërsisë gjermane dhe takoni profesorët tuaj të ardhshëm.
Vendi: Ö-Punkt, Germanistik-Bibliothek,
Universiteti i Prizrenit
11:00 LEXIM DHE DISKUTIM ME PETRA NAGENKÖGEL
Autorja austriake Petra Nagenkögel
Prezanton veprën e saj „Dort: Geographie der Unruhe“
nga viti 2019.
Vendi: Ö-Punkt, Germanistik-Bibliothek,
Universiteti i Prizrenit
17:00 SHFAQJE FILMIKE „DIE LETZTEN ÖSTERREICHER“ (AUSTRI, 2022)
Një fshat austriak në mes të Karpateve ukrainase: Sa të zë syri, Koenigsfeld është i rrethuar nga pylli i dendur. Shumica e popullsisë ka migruar në perëndim. në vitet 1990, ndërsa shtëpitë e tyre i marrin banorët nga fshatrat fqinje. Të migrosh, apo të qëndrosh? Lukas Pitscheider i shoqëron katër protagonistë dhe familjet e tyre për një periudhë kohore prej tre vjetësh, gjatë një vendimi orientues.
Vendi: Kino Lumbardhi, Prizren
19.05.2022 (E ENJTE)
11:00 „INOVACION NGA KOSOVA PËR TREGJET GJERMANOFOLËSE“ — DISKUTIM ME ODAT EKONOMIKE
Odat ekonomike të vendeve gjermanofolëse ju ftojnë për diskutim me temë „Inovacioni nga Kosova për tregjet gjermanofolëse në Gjermani, Austri dhe Zvicër“. Na bashkohuni në diskutim!
Diskutimi mbahet në gjuhën shqipe me përkthim. Në vazhdim do të publikohet videoregjistrimi.
Vendi: Kolegji UBT, Prishtinë
19:00 SHFAQJE ME FILMA AUSTRIAKË
ORKESTRI MË I MIRË NË BOTË Henning Backhaus, Austri 2020 14 minuta, gjermanisht / Ingbert, konkurron si kontrabasist në Orkestrën Shtetërore të Vjenës. Ide e gabuar.
FISCHE Raphaela Schmid, Austri 2020 17 minuta, gjermanisht / Një rit jo i zakonshëm i përshëndetjes i çon vëlla e motër në një restorant kinez. Pas vdekjes së të ëmës të tyre, të dy ndihen në faj dhe të vetëm vështirë mund ta përballojnë gjendjen pa fjalë.
TIME O’ THE SIGNS Reinhold Bidner, Austri 2019 8 minuta, anglisht / TIME O’ THE SIGNS është një film i animuar eksperimental, i cili dokumenton rryma të shoqërisë tonë.
DIE WASCHMASCHINE Dominik Hartl, Austri 2020 24 minuta, gjermanisht / „Keine Garantie. Nur Selbstabholung“. Simoni dhe Lea, një çift i ri, duan ta shesin, online, lavatriçen e tyre të prishur. Hasani i përgjigjet shpalljes dhe vërtetë shkon dhe e merr lavatriçen.
Vendi: Europe House, Mitrovicë e Veriut
20.05.2022(E PREMTE)
15:00 PIKNIK ME POEZI / OPEN MIKE
Di ndonjë, apo disa poezi goxha të mira dhe dëshiron t’ua mësosh të tjerëve? Merri me vete në çantë dhe eja në park! T’i lexojmë poezi njëri-tjetrit!
Të mirëseardhura janë poezitë e vetëshkruara, tekste të këngëve apo poezitë e dashurisë të autoreve/ëve të tjerë, në gjuhën tënde të preferuar.
Vendi: Parku i qytetit, Prishtinë
NGA 19:00 KONCERT PËRMBYLLËS BRENDA CHOPIN PIANOFEST PRISHTINA
Me pianistin Florian Uhlig (Gjermani)
Vendi: Amfiteatri i ri / Biblioteka Universitare, Universiteti i Prishtinës; Rezervimi i biletave përmes facebook.com/TddSKosovo
25.05.2022 (E MËRKURË)
NGJARJE BONUS
12:00 „MEMORY WALK“, SHETITJE HISTORIKE NËPËR PRISHTINË
Me fillim, nga Fakulteti Filologjik, gjatë një shëtitjeje të përbashkët historike do të vizitohen lokacione të rëndësishme historike në Prishtinë. ‘Memory Walk’ mëton ta krijojë një pikënisje për një kujtim të aspekteve, shpesh herë, të margjinalizuara të kulturës të mbamendjes dhe me këtë të ofrojë një shikim nga vendet e rëndësishme historike të qytetit.
Një bashkëpunim në mes të OeAD dhe ForumZFD.
Pikëtakimi: Fakulteti Filologjik,
Universiteti i Prishtinës, Dep. i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, Salla 29-të.