Data e sotme, 16 qershor, në Afrikën e Jugut, njihet si ‘Dita e Rinisë’, ndërsa në të gjithë botën shënohet si ‘Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Afrikan’. Kjo ditë, çdo vit shënohet më 16 qershor, që nga viti 1991.
‘Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Afrikan’, fokuson vëmendjen në barrierat me të cilat përballen fëmijët afrikanë, për të marrë një arsim cilësor.
Një ditë të tillë mund ta shënoni edhe nëse nuk jetoni në Afrikë. Mund të bëni donacion për ti ndihmuar fëmijët e këtij vendi, për një edukim më cilësor ose thjeshtë të mësoni më shumë për kontinentin e Afrikës, historinë e tij dhe sfidat me të cilat përballen fëmijët e kësaj pjese të botës.