19 gushti, është një ditë që vë në pah vlerat e humanistëve në mbarë botën, frymëzimet dhe veprimet e tyre të dobishme dhe ndryshimet pozitive që ata i bëjnë dhe i gëzojnë të tjerët. Sot, e gjithë bota shënon ‘Ditën Botërore të Humanizmit’, në të cilën hapen diskutime për bamirësi dhe se si të ndihmojmë më shumë njëri-tjetrin apo ata që kanë më shumë nevojë.
Sikurse në gjithë botën edhe në vendin tonë, kemi organizata të ndryshme joqeveritare dhe njerëz të shumtë të vullnetit të mirë, që për mision kanë të ndihmojnë njerëzit në nevojë, e një nga humanistët më të mëdhenj që i njeh bota, është pikërisht humanistja shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza.
Vlen të përmendim se ‘Dita Botërore e Humanizmit’ u themelua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në kujtim të vdekjes së 22 punonjësve, punëtorë ndihmës të Kombeve të Bashkuara, përfshirë këtu edhe humanistin Sérgio Vieira de Mello, në një bombardim të selisë së Kombeve të Bashkuara në Bagdad, në vitin 2003. Prandaj, çdo vit më 19 gusht, ne mblidhemi për të nderuar humanitarët në mbarë botën, ata që përpiqen të plotësojnë nevojat globale gjithnjë në rritje. Pavarësisht nga rreziku apo vështirësia, humanitarët futen thellë në rajonet e goditura nga fatkeqësitë, luftërat apo konfliktet dhe përpiqen të shpëtojnë dhe mbrojnë njerëzit në nevojë.







