Sot më 16 maj, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Dritës Natyrale’, një ngjarje që thekson rëndësinë e dritës në jetën tonë të përditshme. Kjo ditë ka një vlerë të veçantë, për të promovuar ndërgjegjësimin rreth energjisë së qëndrueshme, efikasitetit të energjisë dhe dritës së natyrshme.
‘Dita Ndërkombëtare e Dritës’, synon të nxisë përdorimin e dritës natyrale si burim i ndriçimit. Duke përdorur dritën natyrale, mund të zvogëlojmë përdorimin e energjisë elektrike dhe të përmirësojmë efikasitetin e energjisë në ambientet tona të punës, shtëpive dhe hapësirave publike. Kjo do të ndikonte në uljen e emetimit të gazrave të efektit serrë dhe në ruajtjen e mjedisit. Dita e sotme thekson rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimin edhe për ndikimin e dritës në shëndetin dhe mirëqenien tonë. Ekspozimi ndaj dritës natyrale, ka përfitime të mëdha për ritmin tonë cirkadian, ndjeshmërinë emocionale dhe performancën tonë kognitive, meqë ajo gjithashtu ndikon në prodhimin e vitaminës D, që është kritike për shëndetin e kockave dhe sistemimin tonë imunitar.
Duke promovuar përdorimin e dritës së natyrshme, teknologjitë e ndriçimit të qëndrueshëm dhe ndërgjegjësimin për përfitimet shëndetësore të ndriçimit, ne mund të krijojmë një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të shëndetshëm.