Në datën e sotme, 10 dhjetor, çdo vit festohet ‘Dita e të Drejtave të Njeriut’. Ishte Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi ‘Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut’, në vitin 1948, dokument ky historik që shpalli të drejtat e patjetërsueshme që i takojnë të gjithëve, si qenie njerëzore, pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, gjinia, gjuha, pasuria, statusi, etj. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, njihet si dokumenti më i përkthyer në botë, në më shumë se 500 gjuhë të ndryshme. Rëndësia e dokumentit fuqizon çdo qenie njerëzore në botë, së bashku me fuqizimin e individëve për të mbrojtur të drejtat e tyre njerëzore dhe i mundëson të gjithëve që të ngrihen edhe për të drejtat e të tjerëve.
‘Dita e të Drejtave të Njeriut’ është e bazuar në Masakrën e Sharpevilit, që ndodhi më 21 mars, të vitit 1960, ku policia e aparteidit qëlloi me armë dhe vrau 69 njerëz, në një protestë paqësore.
Tema e sivjetme që do të shënoj ‘Ditën e të Drejtave të Njeriut 2022’, është “75-vjetori i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut”.