A keni menduar ndonjëherë se një fëmijë, mund të ndryshojë botën me një ide të vogël? Një laps, pak imagjinatë dhe shumë kureshtje mjaftojnë për të krijuar shpikje të jashtëzakonshme. ‘Dita e Shpikësve të Vegjël’ (Kid Inventor’s Day), që shënohet sot me 17 janar, nderon fëmijët me plot ide, që guxojnë të mendojnë ndryshe dhe të gjejnë zgjidhje kreative për problemet e përditshme. Përzgjedhja e kësaj date, për të shënuar këtë ditë, bazohet në ditëlindjen e Benjamin Franklin, i cili u njoh si një nga shpikësit më të rinj që krijoi pajisje qysh kur ishte fëmijë, gjë që e bëri këtë datë simbolike për të nderuar shpikësit e vegjël.
Kjo ditë shërben gjithashtu për të inkurajuar prindërit, mësuesit dhe shoqërinë që të mbështesin talentët e rinj. Duke krijuar ambiente ku fëmijët ndihen të lirë të eksperimentojnë, të gabojnë dhe të mësojnë, ne i ndihmojmë ata të zhvillojnë aftësi të rëndësishme, si mendimi kritik, bashkëpunimi dhe këmbëngulja.
Çdo ide, nga ajo që nuk funksionon menjëherë e deri tek ajo që nuk funksionon menjëherë, është një hap drejt njohurive të reja. Fëmijët që shpikin sot, mund të jenë shkencëtarët, inxhinierët dhe liderët e së nesërmes.







