Më 17 mars, miliona njerëz në mbarë botën festojnë “Ditën e Shën Patrikut”, një nga festat më të rëndësishme për kulturën irlandeze. Kjo ditë nderon Shën Patrikun e Irlandës, i cili sipas legjendës e solli krishterimin në atë vend dhe përdori gjethet e trëndafilit të egër (shamrock) për të shpjeguar Trininë e Shenjtë.
Festimet janë veçanërisht të mëdha në Irlandë, përfshirë këtu edhe Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe Australinë. Në qytete si Dublini, Londra, Nju Jorku dhe Çikago, mijëra njerëz mbushin rrugët të veshur me të gjelbër, duke festuar me muzikë tradicionale dhe gatime irlandeze.
Në vitet e fundit, edhe në Kosovë kjo festë ka nisur të festohet në mënyrë simbolike, kryesisht në pub-e dhe ambiente të tjera argëtuese, ku organizohen mbrëmje me muzikë live dhe pije tradicionale irlandeze.
Pavarësisht se ka origjinë fetare, “Dita e Shën Patrikut” është shndërruar në një festë kulturore e hapur për të gjithë, ku njerëzit bashkohen për të festuar gëzimin, miqësinë dhe trashëgiminë irlandeze.







