Pas dimrit të gjatë dhe temperaturave të ulëta, datës së sotme i gëzohemi të gjithë shumë, sepse 21 marsi, shënon hyrjen në stinën e bukur të pranverës.
21 marsi, është edhe momenti kur dita dhe nata barazohen, lindja dhe perëndimi i diellit janë saktësisht 12 orë diferencë kohore.
Fillimi i stinës së pranverës, nuk njihet vetëm me datë, mirëpo në botën bimore, pranvera fillon edhe me lulëzimin e disa llojeve të bimëve, që dallojnë nga vendi në vend.
Kjo stinë e bukur zgjat deri me datën 21 qershor, datë kjo e cila më pas na shpie në stinën e verës.