Çdo vit me datën 4 mars, shënohet “Dita Botërore e Obezitetit”, e cila u themelua në vitin 2015, për të mënjanuar stigmën e peshës, parandalimin e obezitetit dhe menaxhimin dhe trajtimin e obezitetit.
Obeziteti përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) si ‘akumulim jonormal’ ose i tepërt i yndyrës e cila rrezikon shëndetin e njerëzve. Ashtu si me kushtet e tjera shëndetësore, nevojiten një sërë ndërhyrjesh dhe këndvështrimesh për të përmirësuar shëndetin dhe për të reduktuar rreziqet e sëmundjeve të mëtejshme, për njerëzit që jetojnë me obezitet.
Tema globale e këtij viti është “Le të flasim për obezitetin dhe…”, një mundësi kjo për të vazhduar të sfidohen keqkuptimet e dëmshme që ndalojnë përparimin dhe theksojnë nevojën për bashkëpunim dhe veprim kolektiv si dhe do të lidhë këtë ditë me ‘Ditën Ndërkombëtare të Gruas’, 8 Marsin.