Marsi na erdhi me shumë ngjarje e aktivitete kulturore në vendin tonë. Meqë jemi afër stinës së pranverës, për të gjithë adhuruesit e kulturës, Radio KFOR-i ju sjellë disa nga prej këtyre ngjarjeve kulturore:
– Nga dita e sotme e deri më 7 mars, do të organizohet edicioni i parë i Festivalit të Teatrove për Fëmijë. E veçanta e kësaj nisme do të jetë shtrirja e tij në katër qytete: Ferizaj, Shtime, Kaçanik dhe Han të Elezit. “Petrushi i huaj”, “Ela, Mira dhe Shtëpia Magjike”, “Përralla palidhje”, “Kësulëkuqja”, “Krahët e bletës” dhe “Shpresa e Presa”, janë këto shfaqjet të cilat do të jenë në program të edicionit të parë.
– Më 6 mars, nga ora 20:00, në Kino Armata, na pret një takim frymëzues i poezisë feministe – “Poezi për Fuqi – Çdo ditë është 8 Mars”. Mbrëmja e sivjetme do të bashkojë poet/e, artist/e dhe aktivist/e për të festuar 20 vjetorin e Artpolis dhe angazhimin për artivizmin feminist.
– Këtë të shtunë, duke filluar nga ora 09:00, në Kino Armata do të zhvillohet gara e Spring Code Fest, në garën e kodimit të nxënësve të Shkollave Digjitale, nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Nxënësit do të garojnë në këto kategori: Zhvillim të Lojërave Kompjuterike 2D, Zhvillim të Aplikacioneve Mobile dhe Zhvillim të Uebfaqeve. Për të gjitha ata që duan ta shohin këtë ngjarje, hyrja është pa pagesë.