Kemi hyrë kështu në javën e fundit të vitit 2020. Natyrisht, ky vit ishte jashtëzakonisht sfidues për të gjithë njerëzit anembanë globit. Festat janë zakonisht një kohë për të përqafuar familjen, miqtë dhe më të dashurit tanë, mirëpo mbajtja e maskës, higjienës dhe mbajtja e distancës sociale, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), nuk do të kenë përjashtim as në natën e ndërrimit të motmotit. Meqë jemi në prag të Vitit të Ri, mos respektimi i masave mbrojtëse nga CoViD-19, ende mbart rrezikun e përhapjes së këtij virusi.
Duke pasur parasysh që virusi kovid përhapet kryesisht përmes frymëmarrjes, këtë vit nga OBSH-ja bëhet thirrje që Viti i Ri të kremtohet në gjirin e ngrohtë familjar.