Sontë në ‘Bibliotekën Kombëtare të Kosovës’, në kuadër të organizimeve nga festivali ‘PriFilmFest’ nga ora 15:00, do të organizohet një panel për të diskutuar për filmat dhe komunitetin LGBTQI.
Paneli do të mbahet në ambientet e ‘American Corner’ dhe mysafire speciale do të jetë skenaristja e famshme Lucinda Coxon, e cila është edhe skenariste e filmit ‘Danish Girl’.
Diskutimi titullohet “Films and Empathy: LGBTQI”, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe panelistët Genc Salihu, Liridon Veliu dhe të ftuar të tjerë.