Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që po organizohen në Termokiss, radhën e ka diskutimi për të drejtat e kafshëve. Për të folur rreth kësaj teme, të hënën (29.04.19), nga ora 18:00 deri në orën 20:00, do të mbahet një aktivitet, ku znj. Flora Bujupi bashkë me pjesëmarrësit, do të diskutojnë për të drejtat e kafshëve.
Se çfarë konkretisht do të flitet në këtë aktivitet, na tregoi vet Flora Bujupi nga Qendra ‘Katër Putrat’, në Lipjan:
“Në këtë aktivitet do të diskutohet për vështirësitë që hasin kafshët çdo ditë. Unë kam një strehimore për kafshët, për të cilat mundohem të kujdesem çdo ditë dhe ju ofroj gjithë dashurinë e kujdesin tim. Pavarësisht rrethanave, unë kurr nuk jam ndalur së kujdesuri për këto krijesa kaq të bukura”, tha për Radio KFOR-in, znj. Bujupi.
Me këtë rast, të gjithë dashamirët e kafshëve, do të mund të njoftohen me storien e Florës, përfshirë vështirësitë por edhe kënaqësitë që vijnë nga bamirësia dhe aktivizmi ndaj atyre që janë të pambrojtshëm.