Gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, vendi ynë do të jetë mikpritëse e shumë ngjarjeve kulturore, ku Radio KFOR ju sjellë disa prej tyre:
Kino Armata do të mbyll festivalin me filmin francez ‘Marie Octobre’, që do të filloj nesër, me datën 18 tetor, nga ora 20:00.
Pas një periudhe të gjatë rikthehen në skenë grupi NA. Këngët e tyre nostalgjike do të keni mundësi me i dëgju në Prishtinë, në “Apartment”, me datën 21 tetor, prej orës 21:00.
Galeria Kombëtare e Kosovës ka kënaqësinë t’ju ftoj në ekspozitën personale të artistit Genc Kadriu, e titulluar “Atelieja e piktorit të panjohur”. Kokteji i hapjes do të bëhet të premten, me 20 tetor, nga ora 19:00 – 21:00.
Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë edicionin e 3-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2023, i cili do të mbahet më datat 20 dhe 21 tetor, 2023, në Kino Abc, në Prishtinë. Në festival do të shfaqen filma dhe dokumentarë sportivë vendorë dhe ndërkombëtarë të kategorive të ndryshme.