“Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut” festohet në mbarë botën, më 14 qershor, për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën e gjakut të sigurt, në shpëtim të jetës si dhe për të falënderuar dhuruesit vullnetarë të gjakut. Sipas Kryqit të Kuq Amerikan, çdo dy sekonda dikujt i duhet gjak për tu trajtuar në sallë operacioni, nga sëmundje të rënda të trajtimit me kancer apo lëndimet traumatike në komunikacion apo gjetiu.
Dita e sotme shërben edhe si falënderim ndaj të gjithë dhuruesve vullnetarë të gjakut dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve që të shpëtojnë jetë, duke dhuruar gjak.
Këtë vit, motoja e “Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut” është “Dhurimi i gjakut është një akt solidariteti. Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë!”.