“Dita Botërore e Qyteteve” e cila shënohet sot apo çdo vit me datën 31 tetor, që nga viti 2014, ka për qëllim të nxit ndërgjegjësimin rreth sfidave dhe mundësive që lidhen me urbanizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve.
Qytetet janë bërë pika të bashkimit të njerëzve, ku faktorët ekonomikë, socialë, kulturorë dhe mjedisorë, ndërveprojnë jo vetëm për të ecur në rrugën e zhvillimit urban, por edhe për të mbështetur zbatimin dhe arritjen e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, të udhëhequr nga UNESCO, e në veçanti objektivin e saj, që thotë: “Të ndërtojmë qytete gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe të qëndrueshme”.
Në “Ditën Botërore të Qyteteve”, qytetarë nga e gjithë bota organizojnë aktivitete të ndryshme për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm urban. Këto aktivitete përfshijnë takime të specialistëve të fushave të ndryshme, pjesëmarrje në diskutime mbi çështjet urbane dhe panaire të hapura për publikun.